Kosovë, një viktimë dhe 5 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar më 8 qershor se është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga komuna e Podujevës.

- Advertisements -

Sipas raportit, janë regjistruar edhe 5 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në testimin e 4.014 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 155 pacientë ndërsa raste aktive janë 923.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107.512, i viktimave në 2.246 dhe i të shëruarve në 104.343.

Më herët, IKSHPK njoftoi se ka konfirmuar një rast me variantin afrikan të koronavirusit. Ky variant njihet si Beta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se “pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive” në Prishtinë.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës.

Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga koronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.

Deri më 8 qershor janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button