Kosovë, opozita kritikon pushtetin për aksionet në veri
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për aksionet ne veri si dhe për çështjen e gazsjellësit. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri. Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se kurdoherë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
“Kemi parë dy operacione policore në veri të vendit, dhe pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i gjendjes sa i përket rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Pas dy herëve që ka operuar Kosova në veri me policinë e vetë, të dy herët kemi dalë të dobët”, deklaroi Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.
“Kriminelët në veri, strukturat kriminale kurrë nuk kanë qenë më të frikësuara se tash, prandaj, nuk keni nevojë të më frikësoheni mua. Nuk dorëzohet veriu, por mos ngjallni dilema te polici kur shkoj herën e ardhshme në veri, s’e kush e di që ta çuar Albini atje. Kjo është e dëmshme dhe këtë s’ta ka borxh askush”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.
Alsat








