​Kosovë, PDK-ja propozon 5 masa për krizën

​Kosovë, PDK-ja propozon 5 masa për krizën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memili Krasniqi tha se Kosova po kalon nëpër një vit të vështirë, i cili sipas tij duket se do të mbahet mend si një vit i depresionit, shkaktuar nga krizat e një pas njëshme që kanë kapluar vendin në shumë sektorë.

Në seancën plenare, Krasniqi tha se këto kriza po gjejnë një terren të lirë për të lulëzuar si pasojë e kësaj qeverie plotësisht të paaftë për të adresuar problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e vendit.

Krasniqi duke propozuar 5 masa për krizën, një nga to edhe tërheqja nga Trusti, tha se vendi ka një krizë të rëndë ekonomike nga e cila qytetarët po varfërohen çdo ditë e më shumë.

“Ne kërkojmë nga qeveria e vendit që të pranojë faktin që ne gjendemi në një krizë të rëndë ekonomike dhe të shfrytëzojë instrumentet në dispozicion për të zbutur efektet krizës dhe për t’i ndihmuar qytetarët në rritjen e çmimeve në mënyrë të qëndrueshme. Për të zbutur inflacionin, kërkojmë urgjentisht ndërmarrjen e 5 masave të menjëhershme: Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale për një periudhë 6-mujore, të eliminohet për 6 muaj akciza për produktet e naftës, të lirohet energjia elektrike nga TVSH-ja dhe të subvencionohen 25 për qind faturat e energjisë atyre që konsumojnë deri 1200 kv, të rriten pagat për aq sa është norma e inflacionit dhe të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale nga Trusti, me kusht që gradualisht të rimburësohen mjetet e kontribuuesve që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre pensionale”, tha Krasniqi.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button