Aksioni policor në Kosovë, arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kreut të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.

Nuha është emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2020.
Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani është shprehur se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi ai.


Kosovë, policia me aksion në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës që tha se operacioni është shtrirë në disa lokacione, por pa përmendur emra.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

LEXO EDHE:

Back to top button