Kosovë, qytetarët votojnë për krerët e komunave në balotazh

Evi Shkopi

Qytetarët e Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e rinj në 21 komuna që janë në balotazh. Pjesa tjetër e komunave, gjegjësisht  17 të tilla, siguruan fitues që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor. Qytetarët presin nga krerët e ardhshëm përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

 “Shpresoj që do të kemi kandidatin më të mirë që fiton… Presim shumë. Prishtina ka nevojë për ndryshim të madh”

“Presim me i realizu premtimet që i kanë dhënë”

“Presim ma mirë. Gjithmonë mirë e më mirë… Shumë me rëndësi është (me votu), e lanë ndërgjegjen. Pastaj nuk ke të drejtë me u anku”

Gjatë paradites të drejtën e votës e ushtroi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e komunës ku jetojnë.

Sinkron: Vjosa Osmani- presidente e R. së Kosovës
“është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar, në mënyrë që nesër, pasnesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh në komunat ku jetojnë… ”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi hodhi votën në kutinë e votimit, tha se komuna është qeliza e Republikës.

“Republika e Kosovës ka dëshmuar se është një shtet demokratik, në të cilin respektohen të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe ku ata në mënyrë të lirë dhe të ndershme zgjedhin ata që në vijim do të zgjedhin për neve.”

 “Shpresojmë që prej këtu e tutje do të kemi institucione lokale funksionale, të cilat do të bëjnë më të mirën për qytetarët”,

Partia që garon në numrin më të madh të komunave është Lëvizja Vetëvendosje me 12 komuna. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.  Përballja e fortë do jete serish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përgatiti: Evi Shkopi

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button