Në Dibër po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, votimi rrjedh i qetë

Miki Trajkoski

“Për banorët e Dibrës, zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar ende. Sot votohet për herë të tretë. Më 31 tetor, përderisa në të gjitha komunat e tjera u votua për rrethin e dytë, në Dibër u rivotua në një vendvotim nga rrethi i parë. Por, pas rivotimit asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë përqindjen e kërkuar, kryetari i ardhshëm i komunës së Dibrës duhet të zgjidhet sot”.

https://www.youtube.com/watch?v=e378JDYwX5M&feature=youtu.be

Të drejtë vote kanë 19.211 qytetarë kurse votimi zhvillohet në 27 vendvotime. Nga Komisioni komunal zgjedhor thonë se votimi po zhvillohet në atmosferë të mirë.

Kurse në vendvotimet atmosfera ka qenë e qetë, përveç në disa raste ku janë vërejtur persona pa maska ​​mbrojtëse.

“Në vendvotimin 0544 nga gjithsej 835 votues kanë dalë 174. Votimi po shkon shumë mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë problem….”- deklaroi Ljubinka Ljubinoska, nënkryetare е vendvotimit.

“Për të gjithë të jetë më mirë dhe vetëm shëndet. Çfarë prisni nga kryetari i ardhshëm i Komunës së Dibrës? Të jetë për paqe për të gjithë, të ketë vëllazërim-bashkim dhe t’i respektojë të gjithë njerëzit që janë në vështirësi”.

Pak para rivotimit të 31 tetorit në Dibër, u emërua kryetari i ri i KKZ-së dhe anëtarë të ri, për shkak të parregullsive të identifikuara nga KSHZ-ja më herët. E ndërsa në Dibër po votohej, rruga për në Mavrovë rreth 4 km është bllokuar për shkak të punimeve ndërtimore. Kishte qytetarë që janë votues në Dibër, që jetojnë e punojnë në qytete të tjera dhe që nuk kanë mundur të dalin në kohë në vendvotim, ndaj ka pasur nervozizëm. Që t’i lëshojë policia, i kanë treguar kartat e identitetit.

LEXO EDHE:

Back to top button