Kosovë, rihapen sot shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare

Pas 12 ditësh, sot do të rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë. Qeveria në mbledhjen e së dielës vendosi që t’i zbusë masat antiCOVID-19, por u bë thirrje që masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të respektohen.
Ndërsa vazhdon të jetë në fuqi ora policore e cila do të jetë nga ora 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.a

LEXO EDHE:

Back to top button