Kosovë, rekomandohet që Kurtit t’i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Kosovë i ka propozuar KQZ-së të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ky propozim sipas përfaqësuesit të kësaj zyre Yll Buleshkaj ka ardhur si rezultat i paqartësive në pikën “q” të nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje, pikë kjo që ua ndalon kandidimin personave të dënuar në tri vitet e fundit. Buleshkaj ka theksuar se Zyra që ai drejton ka propozuar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke lejuar hapësirë për ankesa më vonë. Por ky rekomandim ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se rekomandimin e Zyrës për Regjistrim ka paqartësi. Ajo theksoi që rekomandimi i Zyrës për Regjistrim, nuk tregon se kush i përmbushë kriteret për certifikim dhe kush jo. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, insistuan që sot të merret një vendim lidhur me certifikimin e kandidatëve, në të kundërtën, siç thanë, “ka tendencë për shtyrjen e zgjedhjeve”.

LEXO EDHE:

Back to top button