Kosovë, shtyhet seanca gjyqësorë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Seanca fillestare në gjykimin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq është shtyrë për shkak të polemikave procedurale në mes të avokatëve, pas indikacioneve se njëri prej avokatëve ka përfaqësuar dy klientë në këtë rast. Avokati Tomë Gashi në këtë rast ka kërkuar përjashtimin e kolegut të tij, edhe pse Gashi me të njëjtat pretendime ka indikacion se në rastin e njohur “Toka” ka përfaqësuar dy klientë.

Avokati Musa Damati, mbrojtës i të dyshuarës S.A tha se është e paprecedentë që në një rast të nivelit të lartë politik të ngritën tri aktakuza. Madje ai tha se shtyrja e seancave të tilla të nivelit të lartë nuk është në interesin e drejtësisë dhe nuk është imazh i mirë për Kosovën.

“Është e paprecedentë që në një rast të nivelit të lartë politik të ngritën tri aktakuza. Në këtë aktakuzë të re është ndryshuar forma e bashkëpunimit kriminal të ndihmës dhe është zëvendësuar me formën e bashkëkryesve të mundshëm…Shtyrja e seancave të tilla të nivelit të lartë nuk është në interesin e drejtësisë dhe nuk është imazh i mirë për Kosovën”

Ndryshe, seanca është shtyrë për datën 11 dhjetor në ora 13:00.

LEXO EDHE:

Back to top button