Kosta: BE-ja duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-ve

Kosta: BE-ja duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-ve

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të nxjerrë përfundime nga strategjia e re e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një Evrope që duhet të kuptojnë se raportet në mes aleatëve dhe aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar”, tha Kosta në një ngjarje në Paris.

Ai kritikoi pretendimet se liria e shprehjes po censurohet në Evropë dhe miratimin “e rritjes së ndikimit patriotike evropiane”, siç thuhet në strategjinë amerikane. “Ajo që nuk mund të pranojmë është kërcënimi për ndërhyrje në jetën politike të Evropës.

SHBA-ja nuk mund të zëvendësojë qytetarët evropianë në marrjen e vendimit se cilat janë partitë e duhura e cilat janë të gabuara”, tha Kosta.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, që u publikua javën e kaluar, e përshkruan Evropën si një kontinent ku ka shumë rregullore, censurë dhe i mungon “vetëbesimi”, si dhe po përballet me “zhdukje të civilizimit” për shkak të migrimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button