Kostadinov: Nesër do të sigurojmë autoambulancë për spitalin e Strumicës

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov përmes profilit të tij në Facebook deklaroi se gjatë ditës së nesërme do të sigurojnë autoambulancë për Spitalin e Strumicës. Reagimi i Kostadinov vjen pasi drejtori i spitalit, Nake Gogov kishte kërkuar donacione nga qytetarët për autoambulancë.
“Me përkushtim të fuqishëm, pas shumë bisedave, mirëkuptimit për gjendjen në të cilën gjendemi dhe luftës intensive me koronavirusin, së bashku me drejtorin e spitalit të Strumicës, Nake Gogov, me udhëheqësin e Drejtorisë për Menaxhim me Kriza, nesër do të sigurojmë furgon sanitar për spitalin e Strumicës. Ky është automjet shtesë nga ai që kemi siguruar për në dhjetor. Jam i zhgënjyer që opozita në vend se të ndihmojë, bën gjithçka për të rënduar krizën”, ka shkruar mes tjerash Konstadinov.