Të fshehtat e fëmijërisë së Kim Jong Un

Kim Jong Un ka qenë lideri suprem i Koresë së Veriut që nga dhjetori i vitit 2011, por pavarësisht sa shpesh ai përbën lajm, ju mund të mos dini shumë gjëra rreth tij.

E gjithë jeta e Kim nuk është mister. E dimë që shumica e fëmijërisë së Kim është kaluar në Zvicër fshehur nga syri i publikut. Ai është fans i ish basketbollistit të NBA Dennis Rodman, i martuar me një artiste të Koresë së Veriut dhe e quan marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trumo “speciale”.

Kim Jong Un besohet se u lind në fillim të viteve 1980 prej prindërve Kim Jong Il dhe Ko Yong Hui. Viti i tij i lindjes mbetet i pakonfirmuar nga qeveria e Koresë Veriore.

Fillimisht Kim ka jetuar me nënën e tij në kryeqytetin Pyongyang, por më vonë ai ishte dërguar në Zvicër.

Në Bern të Zvicrës, familja kishte jetuar në një apartament të blerë nga qeveria e Koresë Veriore për 4 milionë dollarë. Në fotot familjare Kim shihet të ketë vizituar Disneylandin në Paris, të skijonte në alpet zvicerane dhe të shëtiste Europën.

Ai ndoni një shkollë private me kosto vjetore 20 mijë dollarë.

I njohur për shokët e klasës si Pac Un, Kim Jong Un raportohet të ketë qenë i obsesionuar me basketbollin.

Në Ber, Kim zgjidhte të vishej vetëm me tuta Adidas dhe atlete Nike.

Koha e Kim në Zvicër përfundoi më 2001 kur i ati urdhëroi rikthimin e tij në Korenë e Veriut. Pas rikthimit ai ndoqi shkollën ushtarake me vëllain me të madh, Kim Jong Chol.

Edhe pse babai i tij nuk e kishte deklaruar zyrtarisht trashëgimtarin, Kim Jong Un shihej si pasardhësi i tij. Kim Jon Il raportohet se mendonte se djali i tij i dyte, Kim Jong Chol ishte i “dobët”.

Më 2012, mediat në Korenë e Veriut njoftuan se Kim ishte martuar me një grua me emrin Ri Sol Ju. Për të nuk duhet shumë përveç se ishte një ‘nxitëse tifozësh” dhe këngëtare e famshme.

Ata mendohet se kanë te fëmijë, mosha dhe gjinia e tyre nuk dihet.

Në vetëm 6 vjet pushtet, Kim Jong Un kishte realizuar më shumë teste nukleare se së bashku babai dhe gjyshi i tij.

Në prillin e vitit 2020 nisën thashethemet rreth shëndetit të tij. Kim nuk u pa në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill, gj e cila nuk është normale pasi kjo datë konsiderohet festa më e rëndësishme e vendit.

Nuk dihet me saktësi shëndeti i tij, derisa ka media që thonë se ai është në koma.

LEXO EDHE:

Back to top button