Kostadinovska-Stojçevska: Ligji i ri do të ndikojë që të ruhet edhe më shumë gjuha maqedonase

Kostadinovska-Stojçevska: Ligji i ri do të ndikojë që të ruhet edhe më shumë gjuha maqedonase

Ashtu si edhe shumë gjuhë të tjera edhe gjuha maqedonase rrezikohet nga huazimet dhe zhargonet. Në shënimin e 5 Majit -Ditës së gjuhës maqedonase, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se ligji i ri i cili ka kaluar në Qeveri dhe pritet të dërgohet në Kuvend do të ndikojë që të ruhet edhe më shumë gjuha maqedonase. Ligji parashikon formim të inspektoratit që do të mbikëqyrë zbatimin e drejtë të gjuhës maqedonase dhe gjithashtu parashikohet që çdo institucion të punësojë lektor. Kjo sipas ministres do të ndikojë që të rritet interesimi i të rinjve për të studiuar gjuhën maqedonase. Profesorët universitarë apelojnë që për të shkruar të përdoret alfabeti cirilik, ndërsa në komunikim zyrtar të mos përdoren huazime, dialekte apo zhargone.

“Mund të bëhet shumë më tepër. Nuk guxojmë të lejojmë që dialektet dhe zhargoni i përditshëm të përdoret gjatë komunikimit zyrtarë, si në komunikimin tim me ju tani. Gjithashtu duhet pasur kujdes në drejtshkrim. Nuk e di sa vite ka që nuk kam shkruar mesazh me shkronja latine, të gjitha i shkruaj me shkronja cirilik, sepse nëse ne në Maqedoni ne nuk shkruajmë në gjuhën maqedonase në alfabetin tonë cirilik, në cilin vend tjetër të botës do të ndodhë kjo?”, deklaroi Elena Jovanova Grujovska- Drejtoreshë e Institutit për Gjuhë Maqedonase. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button