Kostadinovski: Kuvendit i jepet mundësi që të korrigjohet në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal
Kostadinovski: Kuvendit i jepet mundësi që të korrigjohet në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, në konferencë për media njoftoi se me hapjen e procedurës së sotme, Kuvendit i jepet mundësi që të korrigjohet në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal të shtatorit të vitit 2023, me të cilat u amnistuan funksionarët. Në afat prej gjashtë muajsh, deputetët duhet të harmonizojnë ligjin me argumentet e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën, Gjykata do t’i shfuqizojë ose anulojë ndryshimet e Kodit Penal.
“Gjykata vendosi të hapë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë. Shprehu dyshim serioz për kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar në tërësi dhe miratoi vendim që ta udhëzojë Kuvendin që në afat prej gjashtë muajsh, t’i bëjë ndryshimet e domosdoshme dhe të harmonizohet me argumentet e Gjykatës në vendimin tonë”, deklaroi Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk