Koulibali: Dua të takohemi me Napolin….në finalen e Stambollit

Pas kalimit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve me Çellsinë e tij, Kalidou Koulibaly foli në mikrofonët e “Sky Sport”. Ai hipotezoi një kryqëzim të mundshëm të rrugëve në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve europiane midis Çellsi dhe Napolit.

“Shpresoj ta takoj ish-skuadrën time sa më shumë që të jetë e mundur, ndoshta në finalen e Stambollit. Unë gjithashtu e uroj Napolin që të shkojë sa më përpara në Ligën e Kampionëve, do doja shumë për përballeshim në finale”.

Blutë e Londrës e siguruan vendin në çerekfinale pasi përmbysën disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në fushën e Borussia Dortmundit. Rezultati i pëgjithshëm 2-1 avancoi më tej skuadrën londineze.

“Ishte pak e vështirë. E dinim që kjo ndeshje ishte thelbësore për ne, donim ta fitonim me çdo kusht. Zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme, me intensitetin e duhur. E përsëris; donim të fitonim me çdo kusht dhe ia dolëm. Tani mund të jemi të lumtur,” tha në fund Koulibali.

LEXO EDHE:

Back to top button