Kovaçevski: Gjendemi në një pozitë të volitshme, propozimi përmban propozimet dhe vërejtjet tona

Kovaçevski: Gjendemi në një pozitë të volitshme, propozimi përmban propozimet dhe vërejtjet tona

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevskit menjëherë pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritarë, deklaroi se vendi gjendet një pozitë të volitshme.

“„Propozimin e shohim si bazë solide për ndërtimin e qëndrimit serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror për mundësinë që hapet për vendin tonë. Të gjitha pohimet e rrejshme në forma të ndryshme, mendoj se u fundosën. Në propozimin evropian kemi pozicione të definuara në mënyrë të qartë për pranimin e gjuhës maqedonase, si dhe që Protokolli të mos jetë në kornizën negociuese. Pozicioni ynë për fillimin pa kushte të procesit negociues dhe mbajtja e konferencës me BE-në gjithashtu është përfshirë në propozim”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kovaçevski gjatë konferencës gjithashtu u shpreh se qëndrimi i partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth propozimit të ri francez ishte shtetëror.

“Ne nuk duhet të jemi shtet që nuk dëshiron të integrohet. Nuk guxojmë që të lejojmë që qytetarët të mbeten të izoluar. Ne gjendemi në zemër të Evropës”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek të gjitha partitë politike që të ulen të shqyrtojnë propozimin dhe bashkë të vendosin për rrugën e vendit drejtë BE-së.

Rreth propozimit francez u shprehen dhe Mariçiq dhe Osmani.

“Ne kemi garanci se atë që e kemi pranuar dhe ratifikuar në Kuvendin tonë do ta zbatojmë, dhe asgjë më shumë nga ajo. Çështjet e tjera do t’i zgjidhim në format bilateral me Bullgarinë. Gjithsesi se cilido vend anëtar i BE-së, në cilindo moment të procesit nëse vendos mund të bllokojë. Kjo është dëshmuar me shumë shtete të tjera disa herë, por ne kemi garanci sepse i kemi të shkruar në letër të gjithë hapat e ardhshëm dhe të gjitha formatet dhe mekanizmat e zgjidhjes së dallimeve. Kjo është garanci se ndonjëri prej shteteve, në këtë rast Bullgaria nuk mund të thirret në veton nëse në përmbushim detyrimet dhe negociojmë ashtu si është përcaktuar në kornizën negociuese”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

“Nëse pas përfundimit të procesit konsultativ Qeveria miraton pakon, atëherë unë mund të organizoj menjëherë takim të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe ta nënshkruajmë protokollin. Mendoj se në aspekt të kornizës kohore një gjë e tillë do të ndodhte të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do ta miratonte kornizën negociuese dhe këtë proces në përgjithësi. Pakoja ka komponentë evropiane dhe bilaterale. Komponenti bilateral është protokolli dhe ai nuk është më në pakon evropiane, por është bilateral me Republikën e Bullgarisë, por është pjesë e këtij procesi në mënyrë që Bullgaria të japë pëlqim për pakon” , u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button