Kovaçevski: Konferenca e parë me BE-në, sa më shpejtë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk dha afat për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë deri në verë. Sipas tij, konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt. Prononcimi i tij vjen pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Osmani i cili një ditë më parë tha se pas verës, nuk do të ketë më energji për t’u fokusuar në çështjen me Bullgarinë, si deri më tani, shkruan Alsat.

“Unë e kam thënë nga fillimi se nuk lidhem me data. Në asnjë moment nuk kam dhënë afat se deri kur mund të arrihet një zgjidhje. Kam thënë se na duhet një zgjidhje e shpejtë sepse zgjerimi i BE-së për momentin nuk është vetëm çështje politike dhe ekonomike por edhe çështje gjeostrategjike posaçërisht në aspektin e luftës në Ukrainë dhe interesit të vendeve të treta të mos ketë zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj edhe një herë e them; sa më shpejt duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button