“Kumanova”, të burgosurit presin zgjidhje

Gazetar: Adnan Qahili 

 Në ditën e pestë vazhdon greva e urisë së grupit të Kumanovës në Burgun e Shutkës. Raportohet për gjendje të përkeqësuar shëndetësore të disa prej grevistëve, pesë prej të cilëve vazhdojnë të refuzojnë edhe ndihmën mjekësore. Arsim Bajrami, Irfan Lutfiu, Musadik Pajaziti, Elham Arifi dhe Sabedin Abdullahu të dënuar deri 15 vjet burg nga grupi Kumanovës thonë se nuk heqin dorë nga greva derisa tu përmbushen të drejtat e tyre për vizitat familjare dhe për t’i liruar gjatë fundjavave në shtëpi. Nga Burgu i Shkupit, ku po mbahen në një qeli të vetme izolimi 9 të dënuarit, shtetas të Maqedonisë, foli Arsim Bajrami.

 Jemi futur në grevë urie dhe po i bojkotojmë të gjitha ushqimet, mjekët dhe urdhrin e tyre që u jep rregullorja. Ne vazhdojmë me grevën deri sa të plotësohen kërkesat tona që është e qartë: na jepni atë që na takon, as më shumë e as më pak, e drejta për fundjavë të lirë”, tha Arsim Bajrami, I burgosur

 Pas insistimit të mediave, Drejtoria për zbatimin e sanksioneve tri ditë pas heshtjes totale, të premten shkoi ti vizitojë grevistët, të cilëve u premtuan që deri në datën 23 maj do ti transferoj në Burgun e Idrizovës, prej ku mund t’ju realizohet e drejta për vizita familjare, por jo edhe shkuarjes gjatë vikendeve në shtëpi. Por, atyre u kanë thënë se ndërkohë këto benefite do të shqyrtohen në bazë të dosjes së tyre.

Duam t’ju bëjmë me dije se nesër mbushim plotë 7 vite dhe jemi në izolim total dhe nuk na ofrohet mundësi për recosializim dhe jam i sigurt që nëse nuk na ndihmon zëri popullit dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të akredituar në vend neve do të vazhdojnë të na shkelin të gjitha të drejtat dhe do të na rrezikohet shëndeti dhe siguria jonë”, tha Arsim Bajrami, I burgosur

 Avokati tyre gjatë javës tha se Drejtoria për zbatimin e sanksioneve vepron me standarde të dyfishta nga që disa të dënuar nga e enjtja e përgjakshme e 27 prillit në Kuvend, gëzojnë këto të drejta pas vuajtjes së gjysmës së dënimit. Sipas avokatit si grupi Kumanovës ashtu edhe Grupi i 27 prillit në Kuvend janë të dënuar për vepra të njëjta ose të ngjashme, terrorizëm dhe cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues. Nga Drejtoria e Burgut të Shutkës thonë se grevistët kanë të drejtë ligjore ti kërkojnë ato të drejtë, por janë nën juridiksionin e Burgut të Idrizovës, prej ku janë transferuar në mars të 2020. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button