Kovaçevski-Mitsotakis: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe miqësia vazhdon të ndërtohet dhe forcohet

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e uroi për zgjedhjen si kryeministër dhe i uroi punë të frytshme dhe të suksesshme.

Dy kryeministrat ranë dakord se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer dhe se partneriteti do të vazhdojë të ndërtohet dhe forcohet. Kryeministri Kovacevski falënderoi kryeministrin Mitsotakis për mbështetjen e vazhdueshme për hapjen e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe e informoi atë për disa nga rezultatet e vizitës së kryeministrit bullgar Petkov në Shkup dhe vizitës kthyese si dhe seancës së përbashkët të qeverive në Sofje.

“Përmes respektit të ndërsjellë dhe dialogut të bazuar në vlerat evropiane, besoj se mund të gjejmë zgjidhje në interes të të dy vendeve dhe popujve”, tha kryeministri Kovaçevski

Kryeministrat Kovacevski dhe Mitsotakis diskutuan edhe për bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin në energjetikë, kulturë dhe fusha të tjera të rëndësishme dhe ranë dakord për një takim të përbashkët në kuadër të Forumit Delfi në Athinë që do të mbahet në prill të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button