SHBA: Gati lista e personaliteteve ruse që do të sanksionohen
SHBA dhe aleatët kanë gati një listë personalitetesh ruse pranë Putinit që do të goditen me sanksione ekonomike nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën, deklaroi një anëtar i administratës Biden.
Personalitetet e përfshira në listë, sipas ”The Guardian” luajnë një rol në vendimmarrjen e qeverisë ose janë të paktën bashkëpunëtorë në sjelljen e Kremlinit.
Sipas ”The Guardian” ata përfaqësojnë objektiva të ndjeshëm për lidhjet e tyre të thella financiare me Perëndimin”.








