Kovaçevski: Mund të ketë zgjerim të shumicës

Kovaçevski: Mund të ketë zgjerim të shumicës

Nuk kemi biseduar konkretisht për resorë dhe për marrjen e përgjegjësive konkrete në resorë por sigurisht se negociatat do të vazhdojnë se nëse pajtohemi tërësisht për këto parime bazë për të ardhmen e shtetit dhe për këtë nuk kam dyshime sepse Aleanca për Shqiptarët gjithmonë, edhe në periudhën e kaluar ka dëshmuar se I ka mbështetur të gjitha vendimet për të ardhmen evropiane të vendit, nëse negociatat vazhdojnë me vullnet të mirë dhe në frymë pozitive si deri tani mund të ketë edhe zgjerim të shumicës.

“Në të gjitha negociatat dhe bisedimet normalisht se secili nga pjesëmarrësit ka parashikimet e tij në bazë të të cilave vepron. Normalisht se edhe unë kur negocioj për arritjen e ndonjë marrëveshje kam kushte të caktuara që kërkoj të plotësohen”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Fatlume Dervishi

 

LEXO EDHE:

Back to top button