Kovaçevski: Ndarje vëllazërore të ministrive me VMRO-DPMNE-në

Kovaçevski: Ndarje vëllazërore të ministrive me VMRO-DPMNE-në

Qëllimi është i sinqertë, le ta shoh popullata se kjo nuk është luftë për pushtet, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski derisa fliste për takimin me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe propozimet e dala nga ky takim.

“E kuptova se ata dëshirojnë të jenë pjesë e pushtetit, pjesë e procesit dhe vlerësova se duhet të ofrojmë unitet të gjerë të skenës politike maqedonase. I ofrova VMRO-DPMNE-së që të jetë pjesë e Qeverisë. Fillimisht ta hapim kushtetutën, me 2/3, të gjithë bashkë, VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri dhe atë 50 për qind të ministrive që i posedon LSDM-ja t’ia lëshoj VMRO-DPMNE-së. Vlerësoj se kjo është më korrekte, më vëllazërore (50-50). Që të shoh popullata se bëhet fjalë për ofertë të sinqertë. Kam thënë shumë herë se kjo nuk është luftë për pushtet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button