Kovaçevski: Në arsim duhet të ketë rritje të pagave, por po jetojmë në vitin më kritik që pas Luftës së Dytë Botërore
Të punësuarit në arsim meritojnë paga më të larta, por ne jetojmë në vitet më në krizë pas Luftës së Dytë Botërore, tha në paraqitjen e tij në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke folur për kërkesën e SASHK-ut, ai tha:
“Mendoj se duhet të ketë rritje të pagave në arsim, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është viti më në krizë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ne duhet të sigurohemi që shteti të mund t’i financojë të gjitha obligimet e veta, gjë që i bën…Ajo që po flasim tashmë me SASHK-un është që të kemi kornizë, gjegjësisht një metodologji që do të lejojë që paga e punëtorëve të arsimit të rritet në të ardhmen pa ndikim politik. Në Ministrinë e Arsimit dhe Financave, bëhen kalkulime për të parë se cilat janë mundësitë që mund ti përballojë buxheti në këtë vit krize”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk








