Kovaçevski: Ne ishim një nga tre vendet në botë, që nuk kishim regjistrim një kohë të gjatë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij sonte në emisionin 360 Gradë, në Alsat, është shprehur i kënaqur me regjistrimin e kryer, të cilin e ka vlerësuar si të suksesshëm, duke shtuar se është bërë me metodologji të miratuar nga Eurostat.

“Ne kemi qenë një nga tre vendet në botë, që nuk kemi bërë regjistrim për aq kohë. Ai u krye në bazë të një metodologjie të miratuar nga Eurostat, dhe me praninë e ekspertëve të BE-së. Është një model i kombinuar i regjistrimit që përdor nëntë baza të dhënash nga institucione të ndryshme”, tha Kovaçevski./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button