Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Qytetarët janë më meritorët për ditën e sotme

Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Qytetarët janë më meritorët për ditën e sotme

Pas plotë 17 viteve po hapen dyert e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë më meritorë janë qytetarët e saj, kështu u shpreh sot në Bruksel, menjëherë pas konferencës së parë ndërqeveritare kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

“Qytetarët e RMV-së janë më meritorët për ditën e sotme. Pas plot 17 viteve po hapen dyert për integrim në BE. Sot është dita kur po fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri. Sot është një ditë historike për vendin tonë. Kjo ditë i përkushtohet qytetarëve tanë. Për të realizuar këtë qëllim strategjik kemi punuar shumë, kemi sjellë vendime të cilat kërkojnë shumë guxim dhe mençuri. BE-ja na pranon si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, kjo është siguruar për gjithmonë, për këtë nuk do të diskutohet asnjëherë. Jam i bindur se ndihma që BE-ja do ta afroj në periudhën e ardhshme do të ndikoj për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Po ndërtojmë një shoqëri demokratike dhe evropiane”, tha Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button