Kovaçevski, Rama e Vuçiç, në dyshime nëse do të marrin pjesë në samitin e Brukselit

Kovaçevski, Rama e Vuçiç, në dyshime nëse do të marrin pjesë në samitin e Brukselit

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të mërkurën do të sjellin vendim të përbashkët nëse marrin ose jo pjesë në Samitin e Brukselit për Ballkanin Perëndimore. Jo zyrtarisht vendimi i Kovaçevskit, Ramës dhe Vuçiqit për pjesëmarrje ose jo në samit do të varet nga mbledhja Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë i cili ka thirrur mbledhjen për shqyrtimin e propozimit francez pikërisht të mërkurën në mëngjes.

“Në prag të samitit të BE-së për Ballkanin perëndimore, sot mbajtëm mbledhje të jashtëzakonshme të Ballkanit të hapur bashkërisht me kolegët e mi Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama. Folëm pozicionet nacionale të secilit vend, perspektivën rajonale dhe dinamikën e procesit euro integrues. U pajtuam se pas konsultimeve shtesë, nesër do të sjellim vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në samitin e Brukselit për Ballkanin perëndimor”, deklalroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

VMRO-DPMNE-ja refuzon propozimin francez për zhbllokimin e kontestit me Bullgarinë dhe kërkon që i njëjti të hidhet poshtë. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski akuzon pushtetit se me heshtjen e tyre po aprovojnë se kanë pranuar një propozim të tillë.

“Ajo që shohim ditëve të fundit është debakël i plotë i diplomacisë maqedonase sepse lejuan që një dokument i cili është plotësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të maqedonasve të qarkullon në qytetet kryesore të Evropës dhe të bisedohet për të. Ai është një dokument katastrofal i cili nënçmon Maqedoninë, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Nuk e dimë pse heshtin kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani”, tha Aleksandar Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani hedh poshtë pretendimet e opozitës duke theksuar se propozimi francez akoma nuk është pranuar formalisht dhe se për momentin po merren mendimet nga vendet anëtare të unionit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button