Kovid-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Kovid-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

352 qytetarë të Shqipërisë janë aktivë me COVID në vend aktualisht, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 48 raste.

Nga 1,110 testime rezultuan pozitiv 14 persona në Tiranë, 4 në Shkodër, Durrës, Vlorë, 3 në Gjirokastër, Berat, Elbasan, 2 në Himarë, Sarandë, 1 në Tropojë, Shijak, Fier, Lushnje, Divjakë, Memaliaj, Devoll, Kolonjë, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,474 që nga fillimi i epidemisë.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button