“Kovid-19”, OJQ: Mungojnë testet dhe mjekët për migrantët

Në kampet e pranimit nuk tregojnë se sa migrantë janë infektuar me koronavirus. OJQ Legis e cila monitoron kampet e pranimit alarmon për mungesën e testeve në Tabanoc, e as nuk ka mjek për migrantët, ndërsa testet bëhen në kampin Vinojug, por nuk dihet sa pozitive janë. Autoritetet alarmojnë se ka raste kur virusi është përhapur përmes kontrabandimit të migrantëve. Rasti i fundit ishte këtë verë, kur një kontrabandues prej 120 migrantësh kishte Kovid – 19.

Të gjithë u dërguan pas në Greqi pa u testuar nëse kishin vërtetë kovid. Realisht është një situatë shqetësuese për migrantët dhe refugjatët, që kanë qenë në kontakt me një kontrabandues i cili ishte pozitiv me Kovid – tha Mersiha Smailoviq, aktiviste.

Nga sa dimë, ne kemi një rast aktiv në Vizbeg. Sidoqoftë, kjo ishte në nëntor. Karantina përfundon për atë person. Të tjerët janë testuar të gjithë dhe pritet statusi i tyre – u shpreh Jasmina Golubovska, OJQ Legis.

Nga OJQ Legis thonë se migrantët në kampin Vinojug trajtohen në mënyrë të pabarabartë, kur bëhet fjalë për izolimin. Izolimi iu zgjatë deri në 40 ditë, sepse testet vonohen. Legis vëren se nëpër kampet nuk respektohen konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ose praktikat gjinore. Gratë shoqërohen nga dy policë meshkuj. Nuk ka profilizim të kategorive të cenueshme të migrantëve para dëbimit të tyre. OJQ-ja pret mbrojtje më të madhe sociale për migrantët. Për gjashtë muaj, më shumë se 11,500 migrantë tranzituan nëpër vendin tonë. Shumica e tyre vijnë nga Pakistani, Afganistani dhe Bangladeshi. Transporti i paligjshëm i një migranti nga Greqia në Serbi përmes Maqedonisë kushton 1000 euro. Këtë vit, gati 200 njerëz kanë kërkuar azil në vendin tonë, dhe vetëm një kërkesë është pranuar. Në mesin e azilkërkuesve janë edhe dy shtetas të Kosovës.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button