Kovid-19 rishfaqet në “horizont”, shënohet rritje prej 65,8%!

Kovid-19 rishfaqet në “horizont”, shënohet rritje prej 65,8%!

Rritja rapide e rasteve të reja të virusit korona ditëve të fundit ka bërë që të mblidhet sërish Komisioni për Sëmundje Infektive. Nga e hëna deri të mërkurën janë regjistruar ndërmjet 180-148 raste pozitive. Shifrat tregojnë se kjo rritje ka shënuar 65,8% më tepër raste në krahasim me javën e kaluar. Sipas KSI rritja nuk është alarmante, nga që nuk është shtuar numri i të hospitalizuarve dhe të vdekurve nga virusi korona. Por, ata rekomandojnë që maskat detyrimisht të vazhdojnë të përdoren nëpër qendrat mjekësore, në transportin publik si dhe nëpër shtëpitë e kujdesit të të moshuarave. Rekomandimet e tyre janë që të mbajnë distancë, të mbajnë higjienën personale dhe mos të grumbullohen në ambiente të mbyllura. /Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button