Milani rinovon me Ibrën, gati edhe dyshja Maldini-Masara

Te skuadra e Milanit është koha e rinovimeve, duke filluar që nga pjesëtarët e stafit deri tek lojtarët të cilët konsiderohen të rëndësishëm për “kuqezinjtë”.

I pari në listë është Zlatan Ibrahimoviç, me suedezin që do të rinovojë kontratën me Milan, teksa do të përfitojë një pagë fikse “simbolike”, të cilave do tu shtohen bonuse që lidhen me prezencat dhe paraqitjet në fushë, ku do të firmosë një kontratë 1-vjeçare

Zlatani do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit edhe për një sezon, që mund të jetë i fundit i karrierës së tij. Ndërkohë Milani pritet që të rinovojë edhe me dyshen drejtuese Maldini-Masara, por akoma mungon zyrtarizimi.

LEXO EDHE:

Back to top button