KQZ-ja në Kosovë mblidhet për certifikimin e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, që ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet prej orës 10:00.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, tha Elezi.

Certifikimi i rezultatit vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave, ku ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

LEXO EDHE:

Back to top button