KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor në Kosovë duke hapur rrugën për certifikimin e tyre zyrtar të hënën dhe nisjen e procesit të themelimit të institucioneve të reja për t’i dhënë krizës pothuajse dyvjeçare politike.

Partia e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosja u konfirmua partia më e madhe në Kosovë e cila ka fituar 47.13% të votave, apo 53 vende në Kuvendin me 120 sosh.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 19.44%, apo 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% , apo 18 ulëse; dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74%, apo shtatë ulëse.

Duke parë numrin e ulëse të fituara, partia në pushtet nuk pritet të ketë problem në formimin e Qeverisë, për çka nevojiten 61 vota në Kuvendin me 120 ulëse.
Por, ajo nuk do t’i ketë votat për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, një çështje që ka shkaktuar krizë politike këtë vit. Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Dështimi i partive për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit çoi në shpërndarjen e Kuvendit në fund të prillit dhe në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 7 qershor.

Deri tani partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme për presidentin. Një dështim i radhës për të arritur pajtueshmëri për këtë post, mund të çojë në një palë zgjedhjesh të tjera të parakohshme në Kosovë të cilat do të ishin të katërta brenda dy vjetësh./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button