KQZ nuk i certifikoi listën, Vetëvendosje ankimon vendimin

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë bën me dije se ka ankimuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk certifikoi listën e kandidatëve të saj për zgjedhje e 14 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje shprehet e bindur se lista e saj do të miratohet dhe se Albin Kurti do të jetë në krye të saj.

“Lëvizja Vetëvendosje! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifikimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedh poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruhet në deklaratën e Vetëvendosje.

LEXO EDHE:

Back to top button