Krahu i armatosur i Hamasit tha se po sulmonte Tel Avivin me raketa

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, njoftoi se sot kanë kryer një sulm të madh me raketa në Tel Aviv dhe ushtria izraelite ka aktivizuar sirenat në qytet duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm.

Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram, Brigadat Al-Qassam thanë se raketat u lëshuan në përgjigje të asaj që i quajti “masakrat sioniste të civilëve”. TV Al-Aqsa i Hamasit raportoi se raketat u hodhën nga Rripi i Gazës.

Sirenat e paralajmërimit të raketave nuk janë aktivizuar në Tel Aviv për katër muajt e fundit. Shërbimet e urgjencës mjekësore thanë se nuk kishte raportime për viktima.

Sulmi sinjalizon se fraksioni islamik ende mund të lëshojë raketa me rreze të gjatë, pavarësisht nga më shumë se shtatë muaj ofensiva shkatërruese ajrore dhe tokësore izraelite.

LEXO EDHE:

Back to top button