Krasniqi në radarin e 4 skuadrave të Italisë dhe Majorkës në La Liga

Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë duke u larguar nga Ballkani dhe duke iu bashkuar gjigantit rumun CFR Kluzh. Por duket se qëndrimi i tij nuk do të jetë i gjatë në Rumani pas shpërthimit qysh në ndeshjet e para, duke zënë vend në formacionin bazë menjëherë. Sulmuesi nga Kosova luajti edhe ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, ku ishte i pandalshëm, madje e nxori nga ndeshja me karton të kuq edhe mbrojtësin vendas Patrik.

E paraqitja e mrekullueshme ndaj Lazios ka bërë që emri i Ermal Krasniqit të shënohet në listën e pesë skuadrave italiane, por edhe një nga Spanja. Gazeta e madhe italiane “Tuttosport” ka raportuar se Fiorentina, Sasuolo, Torino, Udinese dhe Xhenoa, e kanë telefonuar skuadrën rumune për të kërkuar informacione për sulmuesin malishevas.

Përveç skuadrave italiane, në garë për reprezentuesin kosovar është edhe Majorka e Vedat Muriqit që e ka ndjek që prej transferimit të tij në Rumani. 25-vjeçari iu bashkua skuadrës rumune për 300 mijë euro nga Ballkani, derisa vlera e tij pritet të rritet ndjeshëm pas paraqitjeve fantastike me fanellën e Kluzhit.

LEXO EDHE:

Back to top button