Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë, paralajmëron SHBA

Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë, paralajmëron SHBA

Kina po konsideron mundësinë që t’i japë Rusisë armë dhe municione për luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ai paralajmëroi se ky përshkallëzim do të nënkuptonte “pasoja të rënda” për Kinën, shkruan BBC.

“Deri më sot, ne kemi parë kompani kineze të ofrojnë mbështetje jo vdekjeprurëse për Rusinë për përdorim në Ukrainë. Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse,” tha ai.

Ndërkaq, Kina ka mohuar raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez, Xi Jinping është një aleat i presidentit rus. Vladimir Putin dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

LEXO EDHE:

Back to top button