“Krejt Ballkani brenda “Botës Serbe” – A është ky qëllimi i fshehtë i Vuçiqit për ‘Open Balkan’?

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane në Kosovë, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka ka reaguar pas ndryshimit të emrit të projektit të ‘Minishengenit Ballkanik”.

Ai u shpreh se Vuçiqi dështoi, plotë tri vite, që ta shes reinkarnimin e Jugosllavisë në amballazhën e integrimit rajonal, pasi shengeni i vogël, ishte fasadë e Jugosllavisë së madhe.

Krahas kësaj, Reka tha se presidenti serb ia ndryshoi vetëm emrin ‘Minishengenit’, pasi qëllimi nismëtar është i njëjët: “Krejt Ballkani brenda “Botës Serbe””.

“Sot, Vuçiqi, u detyrua ta ndryshojë vetëm emrin e nismës së Novi Sadit, por pa e ndryshuar qëllimin nismëtar: krejt Ballkani brenda “Botës Serbe”, (“Serbski Svet“) – strategjia e radhës e Beogradit”, shkroi Reka në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button