Kremlini: Nuk mund të dërgojmë gaz natyror në Europë për shkak të sanksioneve

Kremlini: Nuk mund të dërgojmë gaz natyror në Europë për shkak të sanksioneve

Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të furnizimit me gaz, por nuk është në gjendje t’i përmbushë ato për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj saj.

Më herët gjatë ditës së sotme, prodhuesi rus i gazit Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz në Europë përmes tubacionit Nord Stream 1 për mirëmbajtje.

“Sipas njoftimit të kompanisë ruse, puna e mirëmbajtjes është parashikuar të zgjasë deri të shtunën. Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, energjia ka qenë në qendër të përplasjeve midis Rusisë dhe Perëndimit, e cila shpesh akuzon Moskën për përdorimin e gazit natyror si një “armë“.

Gazprom ka shkurtuar furnizimet e gazit përmes Nord Stream me 80%  gjatë muajve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button