Kremlini: Përfshirja e Gjermanisë në konfliktin në Ukrainë po rritet për shkak të furnizimeve me armë

Kremlini: Përfshirja e Gjermanisë në konfliktin në Ukrainë po rritet për shkak të furnizimeve me armë

Kremlini deklaroi se përfshirja e Gjermanisë në konfliktin e Ukrainës po rritej nga dita në ditë dhe se Berlini nuk kishte asnjë mënyrë për të siguruar që armët që i kishte ofruar Ukrainës nuk do të përdoreshin kundër territorit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se armët e furnizuara nga Gjermania po përdoren tashmë në rajonin e Donbasit, të cilin Rusia e ka shpallur të sajën, një hap që Ukraina dhe Perëndimi e kanë hedhur poshtë si të paligjshëm, shkruan Reuters.

Kancelari Olaf Scholz u shpreh se Gjermania kishte këmbëngulur, si vendet e tjera anëtare të NATO-s, se armët që po i furnizon Ukrainës nuk duhet të përdoren kundër territorit rus.

Por Peskov u tha gazetarëve: “Së pari, Gjermania nuk ka një mënyrë për të kontrolluar. Së dyti, armët nga Gjermania për regjimin e Kievit po qëllojnë tashmë në territorin rus, sepse Donbasi është një rajon rus.”

Ai theksoi se “përfshirja direkte dhe indirekte” e Gjermanisë në konflikt po rritet.

LEXO EDHE:

Back to top button