Kremlini refuzon propozimin e Erdogan për takimin Putin-Zelensky

Kremlini refuzon propozimin e Erdogan për takimin Putin-Zelensky

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.

“Një takim i tillë mund të mbahet vetëm pasi negociatorët të kenë përfunduar detyrat e tyre, gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, ka thënë Peskov.

Takimi në fjalë ishte propozuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë bisedimeve kokë më kokë të zhvilluara më 5 gusht me kreun e Kremlinit në Soçi.

Ndërkohë, mes Moskës dhe Kievit kanë vijuar akuzat reciproke lidhur me bombardimin e centralit bërthamor në Zaporizhia.

Pala ruse ka akuzuar forcat e armatosura ukrainase se janë përgjegjëse për bombardimin e impiantit më të madh bërthamor në Evropë dhe ka paralajmëruar BE-në se rrezikon të përballet me “pasoja katastrofike”.

“Bombardimi i zonës së centralit bërthamor të Zaporizhias nga forcat e armatosura ukrainase është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të ketë pasoja katastrofike për një territor të gjerë, përfshirë atë evropian”, ka deklaruar më tej zëdhënësi Peskov.

Nga ana tjetër, Kievi ka mbajtur përgjegjëse ushtrinë ruse se ka goditur strukturat e impiantit./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button