Kremtohet 50 vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Rama: Gjuha shqipe sot e kërcënuar si asnjëherë me parë

Kremtohet 50 vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Rama: Gjuha shqipe sot e kërcënuar si asnjëherë me parë

50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment nderimi për themeluesit dhe mbështetje për veprimtarinë e institucionit.

Rama tha se ky 50 vjetor i Akademisë së Shkencave e gjen gjuhën shqipe të kërcënuar si asnjëherë më parë, ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë shkruhen fjalët.

“Gjithë ato që thuhen dhe gjithë ato që ndërmerren kundër gjuhës shqipe në rendin e pavërtete akademik, pseudo-akademikë në fakt, janë vetëm maja e një ajsbergu që po e gërryen gjuhën shqipe nga poshtë përmes shpërdorimit total të saj në një botë komunikimi ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë shkruhen fjalët, por e ka mendjen që të bëjë “sent” sa më shpejt1″, tha Rama.

“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe duhet të jetë një gur themeli për të përforcuar atë themel të jashtëzakonshëm që vendosën etërit themelues të Akademisë së Shkencave. Unë besoj që gjuha e unifikuar shqipe është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve dhe një nga ato thesare që askush nuk duhet lejuar t’i prekë dhe t’i shpërdorojë”, u shpreh Rama.

“Më lejoni t’ju drejtohem me disa fjalë si i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi më tej se falë Akademisë së Shkencave, ne kemi sot një gjuhë të unifikuar.

“Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot e kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie Shkencash që sot është në një proces përpjekje për t’i rikthyer lartësinë dhe vendin që i takon”, tha kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button