Kreu i BDI-së shpallet Honoris Causa, opozita ironizon me titullin e Ahmetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shpallur doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tetovës në shënimin e 26 vjetorit të themelimit. Kreu i integristëve mori këtë titull për siç u tha kontributin e dhënë për avancimin e çështjes kombëtare, zyrtarizimin e UT-së, lirinë e Kosovës si dhe për punën që ka bërë për integrimin evropian. Ahmeti në fjalimin e tij tha se ky çmim e motivon që të punojë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim, që institucionet arsimore që të jetë konkurrues në sferën e dijë.

Unë zotohem se do me keni gjithë ju të fushës së arsimit partner të fortë për të çuar përpara arsimin, infrastrukturën dhe të ngrisim kuadro e kuadro që të na përshëndesin e lakmojnë të gjithë – tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Dhënia e titullit Honoris Causa kreut të BDI-së, Ali Ahmeti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, por edhe tek partitë opozitare. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes një ekspozite kanë ironizuar me titullin e Ahmetit duke i atribuuar atij aftësitë për largimin e të rinjve nga Maqedonia, uljen e cilësisë në arsim, blerjen e diplomave, por edhe me aksionet e viteve të fundit si në Lagjen e Trimave në Kumanovë, rastin “Monstra”, e afera tjera.

Në ekspozitën që po e shihni këtu prapa nesh ne kemi shpalosur disa shkrime akademike si për shembull aftësitë të zhvendosësh një popullsi të tërë nga Maqedonia në Gjermani pa dhunë dhe represion. Metodat e pazarllëkut të blerjes së diplomave e kështu me radhë. Po ashtu kemi shfaqur eksperimentet shkencore që ky person në fjalë i ka realizuar, ndër të cilat janë edhe rasti i Kumanovës apo ‘Lagja e Trimave’ si dhe eksperimenti me rastin ‘Monstra’ –  u shpreh Omer Ajdini, kryetar i FRASH.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button