Gazetare: Ajnure Bafqari
Kërkesa për kthimin e emrave të vjetër për 38 rrugë në komunën e Butelit përplasë numrin një të kësaj komune me këshilltarët shqiptarë. Këta të fundit kërkojnë nga Darko Kostovski që të heq dorë nga kjo iniciativë dhe ta tërheq këtë propozim, sipas tyre antishqiptar. Ata nënvizojnë se prej 38 rrugëve që ndodhen në listë, 20 rrugë mbajnë emra të figurave të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.. ( Pamje Dokumenti)
“Kërkesa e kryetarit të komunës së Butelit për kthimin e emrave të vjetër në komunën e Butelit është krejt e qartë se bëhet nga motive antishqiptare, ashtu siç mund të shihet nga kërkesa e tij, 90 përqind e emrave që ai propozon të kthehen sipas emërtimit të vjetër janë emra të personaliteteve të historisë shqiptare… Kjo albanofobi nuk është më vetëm problem politik, por si duket është shndërruar edhe në diagnozë… Le ta dijë ai se imponimi nuk kalon, nëse ai vazhdon me kokë në mur, shumë shpejt mund ta thyejë qafën, tha Samir Iseni, Këshilltar në Komunën e Butelit.
“Ne do ti propozojmë ta tërheq këtë iniciativë, se kjo iniciativë është antishqiptare, nuk do ta lejojmë, deklaroi Sead Asllani, Këshilltar në Komunën e Butelit.
Kryetari i Komunës së Butelit thotë se iniciativa është qytetare, pasi shumë qytetarë janë ankuar për shpenzime shtesë pas ndryshimit të emrave që ndodhi në vitin 2019. Ai mohon që kjo iniciativë të jetë ngritur në bazë të motiveve nacionaliste.
“Emërimi bëhet kur rruga nuk ka emër, ndërsa riemërimi bëhet dhe lejohet vetëm nëse emri i rrugës, keni kujdes, e shkel pamjen e Republikës së Maqedonisë, fyen ndjenjat kombëtare të qytetarëve. Këto emra që u ndryshuan dhunshëm nuk kishin as emra ofendues, as ndonjë nacionalitet nuk u fye, nëse dikush vlerson për të kundërtën lirisht mund të diskutojmë. 09:44 Vetëm sa e lexova arsyen ligjore, por thelbi është se ata nuk duan që të ndryshohen emrat, por atyre me forcë ua kanë ndryshuar emrat. Ata vetëm I kërkojnë emrat e vjetër, nuk kërkojnë ndryshim, dikush atyre ua ka ndryshuar emrat,“ tha Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.
Emrat e rrugëve në fjalë Qyteti i Shkupit i kishte ndërruar në vitin 2019, kur me të udhëhiqte ish kryetari nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov. Bëhet fjalë për emrat e njohur si Omer Kaleshi, Adem Kastrati, Syryja Imami e Agron Berisha. /alsat.mk








