Kreu i Karposhit Stevço Jakimovski padinë penale kundër tij e cilësoi si të motivuar politikisht
Kreu i Karposhit Stevço Jakimovski padinë penale kundër tij e cilësoi si të motivuar politikisht
Kreu i Karposhit Stevço Jakimovski padinë penale kundër tij e cilësoi si të motivuar politikisht. Në takim me gazetarët ai tha se nga MPB-ja nuk e kuptojnë materien për të cilën pretendojnë se ai dhe të punësuarit e tjerë në Komunë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Kundër Jakimovskit dhe pesë të punësuarve të tjerë në Komunë u ngrit padi penale për shpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht për legalizimimn e terreneve të tenisit në afërsi të Aleksandar Palasit. Jakimovski pohon se në këtë rast është vepruar sipas ligjit dhe s’ka kurrfarë shkeljesh.
“Unë dhe kolegët e mi pohojmë se procedura për këtë çështje ka rrjedhur në përputhje me rregullat ligjore dhe se nuk ka asnjë shkelje juridike dhe se kjo që po ndodh është tentim politik në prag të zgjedhjeve lokale. Këtu qëllimi i sulmeve nuk janë pesë kolegët e mi që i përmendin por jam unë si kryetar, ndërsa të jem i sinqertë këto padi penale vijnë në favorin tim. Vazhdimisht vetëm nëse mund të fabrikojnë padi penale duke mbajtur llogari se me mua në mënyrë retorike nuk mund t’ia dalin sepse në aspektin intelektual dhe me njohuritë e mia, por ajo që është më e rëndësishme është se këtë punë e dua dhe jam tërësisht i përkushtuar ndaj qytetarëve të Karposhit”, tha Stevçe Jakimovski, Kryetar i Karposhit.