Gazetar: Miki Trajkovski
Dështoi për herë të tretë përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës së Strugës. Arsyeja ishte mungesa e kuorumit, pasi munguan këshilltarët e AKI-së, LSDM-së dhe tre këshilltarët nga lista e Ramiz Merkos. VMRO-DPMNE dhe VLEN tani pretendojnë se nuk kanë marrëveshje për kreun e Këshillit. Mos votimi i buxhetit rrezikon ta çon këshillin në zgjedhje të reja.
“Ne jemi fituesit e zgjedhjeve dhe qëndrojmë në dispozicion ndaj të gjithë atyre që duan të jenë pjesë e një pushteti këshilltarësh konstruktiv. Buxheti nuk do të jetë në një organizim të tillë të gjërave, nuk do të votohet nga këshilli dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme për Këshill”, tha Kosta Hiohi – Këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
Nga VLEN thonë se nuk kanë marrëveshje. Dyshojnë se AKI dhe LSDM kanë bërë marrëveshje për të mos siguruar kuorum pune.
“Nuk kemi marrëveshje. Kryetari duhet zgjidhet. Për funksionin e kreut të këshillit ka të drejtë të kandidon secili. Ai që i merr shumicën e votave, bëhet kryetarë”, deklaroi Nafi Jonuzi – Këshilltar nga VLEN-i.
AKI mohon akuzat.
“Konsiderojmë se rizgjedhja e këshillit nuk i shkon askujt në interes. Informacionet se kjo po bëhet me qëllim janë spekulime. Nuk është e drejtë që qytetarët t’i mbajmë në çdo kohë nën presionin e zgjedhjeve”, u shpreh Faton Polozhani – këshilltar nga AKI.
Këshilltari i LSDM-së, Dimçe Shipinkaroski tha se në vend të vendimeve për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, sot u vendosën çështje ndërpartiake dhe ndarja e funksioneve. Për këto arsye ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë seancë. /Alsat.mk








