Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duhet të vlerësojë nismën e VMRO-DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e referendumit

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duhet të vlerësojë nismën e VMRO-DPMNE-së për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e referendumit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Nisma për organizimin e referendumit u dorëzua në Kuvend dhe tani është radha e ligjvënësit të vlerësojë nëse nisma është formalisht në rregull. VMRO-DPMNE-ja si propozues i nismës nuk e mohon as refuzimin e nismës si të parregullt.

“Shpresoj se kryetari i Kuvendit nuk do të shfrytëzojë ndonjë nga metodat e tij të njohura dhe se rregullsia e nismës do të konfirmohet dhe që ajo do të vijojë procedurat siç parashihen në Rregullore dhe në Ligjin për referendum”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nga kabineti i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi thonë se ai nuk e ka pranuar akoma nismën për vlerësim.

“Shikoni, nëse duam të gjejmë ndonjë pengesë formale, mund të gjejmë. Megjithatë, qëllimi i gjithë kësaj pune është t’i dëgjojmë qytetarët e vendit. Mjaft më qytetarët ishin peng i 63 deputetëve të qeverisë. Le t’i dëgjojmë një herë qytetarët se çfarë mendojnë për çështjet që i shqetësojnë”, shtoi ai.

Nëse nisma vlerësohet si jo në rregull formalisht, Kuvendi për këtë e njofton propozuesin. Nëse nisma vlerësohet si formalisht në rregull, propozuesi mund të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për organizimin e referendumit.

Pyetja e referendumit të cilin e inicion VMRO-DPMNE-ja do të jetë: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 18.01.2017?/Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button