Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër, por pa nënë dhe pa baba

Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër, por pa nënë dhe pa baba

Përtej fjalëve teknike, që mund të tingëllojnë anonime dhe misterioze, rezultatet e studimit të botuar sot nga prestigjiozja “Nature” janë revolucionare për mjekësinë, ndoshta edhe të frikshme.

Në mënyrë sintetike, hulumtuesit e Cambridge dhe California Institute of Technology kanë zhvilluar një embrion miu “sintetik”, pa nevojën e spermës dhe vezës së prindërve, i cili zhvilloi fillimet e organeve, një zemër që rreh madje edhe fillimin e trurit, si asnjë herë më parë.

Gjallesa revolucionare jetoi më shumë se 8 ditë, dy më shumë se të gjitha eksperimentet e tjera gjenetike, dhe ku zhvillimi i organeve arriti një dimension të pashkelur më parë.

Embrioni ishte i përbërë nga celula staminale që ndodhen në organe të ndryshme, si placenta, dhe u zhvilluan në një inkubator artificial të krijuar nga Weizman Institut në Izrael. Studime të tjera po në të njëjtin institut ishin zhvilluar në muajt e kaluar, por asnjëherë nuk kishin avancuar deri në këtë pikë.

Impakti në të ardhmen e mjekësisë dhe gjenetikës janë të mëdha. Teorikisht, bëhet e mundur që në të ardhmen nga celula njeriu, të zhvillohen organe të gjalla që do të lehtësojnë transplantin dhe pasojat e tij në trup, edhe pse limitet etike janë ende të mëdha në këtë pikë.

Por pa shkuar ende aty, impakti afatmesëm përfshin një ndihmesë të madhe në kuptimin e shkaqeve të fertilitetit, veçanërisht atë femëror, por edhe për kuptimin e disa gjeneve të cilëve nuk u dihet funksioni.

LEXO EDHE:

Back to top button