Kriketi në Indi, më i shtrenjtë se Premier Liga në Angli?!

Në Indi, sporti i kriketit vlen po aq sa edhe Premier Liga në Angli. Të drejtat televizive për të parë kampionatin e Indisë në kriket, sporti më popullor në këtë vend, janë shitur për vlerën e 6 miliardë dollarëve, për pesë sezonet në vijim.

Kjo është një shifër rekord, ndërkohë që në vitin 2017, për pesë sezonet e fundit, kjo shifër ishte 2.5 miliardë euro. Një shifër, që sipas BBC, e rendit kampionatin e Indisë në kriket në mesin e kampionateve më të pasur në botë.

Ndryshe të drejtat “streaming” jamë blerë nga njeriu më i pasur në Indi, Muksh Ambani, për 3.01 miliardë dollarë. Ndërkohë “Star India” do të paguajë 3.04 miliardë dollarë për të drejtat televizive tek autoritetet indiane të kriketit.

LEXO EDHE:

Back to top button