Krishterët ortodoks festojnë Krishtlindjen

Të krishterët ortodoks në vendin tonë festuan krishtlindjen. Liturgjitë u mbajtën në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse. Liturgjia qendrore u mbajt në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Nga këtu kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. aStefan Stefani mbajti liturgjinë për Shën Vasilin e Madh. Me këtë rast, kryepeshkopi në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ortodoks, ka uruar paqe dhe bekim nga Zoti. Ai mes tjerash shtoi se gjendja me pandeminë të cilën e përjeton e gjithë bota, ka dëshmuar se sa i pafuqishëm është njeriu, përkundër gjithë vetëbesimit të tij dhe përkundër të gjitha arritjeve dhe njohurive të tij. Gjatë liturgjisë qendrore në Katedralen e Shkupit, kishte numër të madh të besimtarëve, mes të cilëve vëreheshin edhe qytetar pa maska por edhe pa u respektuar distanca dhe protokolli anti Covid.

“Popujt përsëri po përballen me vuajtje të mëdha dhe vdekje të shtuara. Por pandemia më e tmerrshme në ditët e sotme është se njerëzit kanë harruar ta duan Zotin dhe t’i duan të afërmit e tyre. Kurse pendimi dhe përmirësimi janë ilaçi më i mirë kundër të gjitha sëmundjeve të trupit dhe shpirtit”, tha  Stefan Stefani, kryepeshkop.

 

LEXO EDHE:

Back to top button