Kriza në Afganistan, valë e re migrantësh në vendin tonë?!

Maqedonia po përgatitet për valë të re të refugjatëve ilegalë, edhe pse nuk do të ndodhë brenda natës, sepse situata në Afganistan po ndryshon nga dita në ditë, është shprehur ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Sipas saj, ky do të ishte problem më i madh i sigurisë për vendin sesa pranimi i qindra afganëve që kanë punuar për organizata ndërkombëtare.

“Tashmë jemi duke u përgatitur për ta rritur presionin në kufijtë tanë. Fakti është se pritet, ndoshta jo për një muaj, por patjetër në një periudhë kohore që nuk është shumë e gjatë, të rritet gjasat për më shumë refugjatë. Dhe në këtë kuptim, kohë më parë ne diskutuam në nivel të shtabeve të krizës, më saktë Grupi i menaxhimit të krizave dhe në nivel të Qeverisë, se duhet ta përforcojmë sistemin që funksionon këtu tek ne”- deklaroi Radmilla Sheqerinska – ministre e mbrojtjes.

Sheqerinska tha se tani për tani nuk planifikohet rritja numrit të pjesëtarëve të ushtrisë në kufirin jugor. Profesori Rizvan Sulejmani tha se Maqedonia tashmë ka përvojë në përballimin e krizave të tilla.

Këto pikëpamje u paraqitën në konferencë ndërkombëtare të titulluar “Sfidat e NATO -s 2030 kundrejt përvjetorit të tridhjetë të Maqedonisë së Veriut” të mbajtur në Ohër.

Miki Trajkoski

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button